Ulet numri i të prekurve nga gripi

Gjatë javës së kaluar janë regjistruar 283 të sëmurë nga gripi, që është 40.8% më pak se java para saj, kur u regjistruan 478 të sëmurë, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.

Marketing

Megjithëse numri i të sëmurëve është më i vogël se një javë më parë, ky numër vazhdon të jetë për 56.4% më i madh se periudha e njëjtë e 2018-s.

Në raport thuhet se gjatë kësaj jave nuk janë evidentuar raste me pasoja vdekje si rezultat i gripit.

Në ISHP gjatë kësaj jave janë arritur 18 materiale për test të gripit, prej të cilave pozitive kanë rezultuar 38.8%.
191 të sëmurë nga gripi janë të moshës 15-64-vjeçare.
Gjatë periudhës 2018/2019 numri i të prekurve nga gripi ka arritur në 20 mijë e 940 persona.

Marketing