Ulet tarifa e përmbaruesve nga 1.000 në 300 euro

Lista e tarifave për përmbaruesit që e propozon Ministria e drejtësisë, e cila duhet të gjendet në rend dite në mbledhjen e qeverisë të premten, parashikon që shpërblimi të mos jetë më i madh se 300 euro në vend të 1.000 euro sa është aktualisht. Gjithashtu, Ministria kompetente propozon të bëhet ri programim i borxheve të qytetarëve, të shlyhen kamatat dhe të zvogëlohet ekzekutimi mbi të ardhurat nga një e treta në një e pesta e të ardhurave.

Marketing

Përndryshe, përmbaruesit reagojnë ashpër kundër këtij propozimi dhe kërcënojnë se nesër do të dalin në grevë sepse puna e tyre nuk do të shpaguhet dhe kërcënojnë se do t’i mbyllin zyrat, transmeton Nova.

Sipas tyre, për herë të parë pas 13 vjet zyrave të përmbarimit do t’u vihet dryni. Ky vendim është marrë në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Odës, gjë që hasi në reagime të ashpra nga qytetarët. Përmbaruesit, në anën tjetër, thonë se ata e kanë patjetër të shprehin revoltën dhe pakënaqësinë e tyre me Listën re të Tarifave të cilën ua ka propozuar ministrja e drejtësisë Renata Deskoska.

Ata kryesisht ankohen për shkak me listën u zvogëlohet shpërblimi i tyre maksimal nga 1.000 në 300 euro, të cilat mund t’i arkëtojnë gjatë ekzekutimit të përmbarimeve nga llogaria e qytetarëve.

“Nëse Ministria e Drejtësisë aprovon një ndryshim të Tarifës siç është propozuar, pa mendim pozitiv nga Kuvendi i Odës së përmbaruesve, përmbaruesit përgjithmonë do të ndërpresin punën duke filluar nga data e publikimit të Tarifës së ndryshuar në Gazetën Zyrtare”, thuhet në vendimin e Odës së përmbaruesve.

Presioni për të arritur drejtësi në përmbarim filloi intensivisht dy vjet më parë kur shoqatat civile dhe shoqatat e luftëtarëve për drejtësisë sociale e kundërshtuan publikisht Odën e përmbaruesve, duke raportuar raste që tregojnë dallime astronomike mes bazës dhe kamatave që qytetarët i kanë paguar. Para do kohe Oda e përmbaruesve në konferencë për shtyp paralajmëroi ditë të hapur me qytetarët dhe se ata kinse kanë qasje në çështjet dhe t’ju ndihmojnë qytetarëve për të paguar borxhet e tyre.

Organizatat civile para do kohe kërkuan nga Qeveria që të ndalojë përmbarimin me forcë, të rishikohet puna e përmbaruesve, noterëve dhe kreditorëve, kthimin e punës së përmbarimit në gjykata, si dhe përcaktimin e borxhit real dhe joreal. Organizata joformale “Stop për përmbaruesit“ në protestën e javës kaluar bëri thirrje për ndërpritet bllokimi i llogarive, gjë qe e ka vlerësuar të paligjshme, antikushtetuese dhe në kundërshtim me Deklaratën e të drejtave të njeriut dhe kërkoi veting të përmbaruesve.

Marketing