Ulje e madhe e shitjes së automobilave në botë

Shitja e automobilave në botë në gjysmën e parë të vitit është ulur për 7,1 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Marketing

Sipas VDA dhe ACEA, pothuajse të gjitha tregjet e rëndësishme janë në ulje, rritje është regjistruar vetëm në Brazil.

Sivjet janë shitur 3,1 për qind më pak automobila në Evropë, ndërsa në Kinë -14 për qind më pak.

Në Kinë janë shitur 1,6 milionë më pak automobila që mund të shkaktojë probleme të mëdha për pothuajse të gjithë prodhuesit të cilët viteve të fundit kanë investuar në Kinë, duke pritur rritje të shpejtë të shitjes.

Ulje të madhe të shitjes së automobilave ka edhe në Indi për 10,3 për qind.

Është ulur edhe konsumi për automobila në SHBA, Rusi, Japoni dhe vende të tjera,

Ka ulje të konsiderueshme në tregun në Evropë, veçanërisht në Skandinavi.

Vetëm Lituania dhe Rumania kanë shënuar rritje të fuqishme të shitjes së automobilave të rinj.

Marketing