Mirë është të jesh me aleatët e ri, jemi të lumtur dhe ju presim në NATO, ka thënë zëvendësministri për Mbrojtje i Lituanisë, Vitautas Umbrasas në vizitën e sotme të punës në vendin tonë në hapjen e trajnimit “Goditje vendimtare”.

Gjatë kohës së vizitës, Umbrasas dhe zëvendësministri për Mbrojtje Bekim Maksuti kanë pasur takime në Ministrinë e Mbrojtjes ku fokusi ka qenë bashkëpunimi bilateral në mbrojtje, integrimet euroatlantike dhe përvojat e fituara.

Maksuti ka shprehur falënderim për ratifikimin e shpejtë të protokollit për anëtarësim që Lutania ia jep vendit në rrugën drejt NATO-s.

“Kemi bërë hap të madh në reformat mbrojtëse dhe veprojmë si anëtare e përgjegjshme e Aleancës parë në aspekt të investimeve në kapacitetet dhe aftësitë. Kemi ndërmarrë masa konkrete për përmirësimin e standardit të pjesëtarëve të Armatës. Kemi sjell vendim për rritjen e buxhetit në mbrojtje me qëllim deri më 2024 të arrijmë 2 % të BPV-së”, ka thënë Maksuti.

Zëvendësministri lituanez ka shprehur mirënohje për mikpritjen dhe ka porositur se me anëtarësimin në NATO vendi jonë duhet të vazhdojë të ndjek moton “Të gjithë për një, një për të gjithë”.

Në takim është biseduar edhe për thellimin e bashkëpuinimit përmes realizimit të trajnimeve, aktiviteteve trajnuese me qëllim forcimi i interoprativitetit dhe ngritjës së nivelit të trajnimeve dhe gatishmërisë së pjesëtarëve të forcave të armatosura.