UNDP: Qytetarët e RMV-së përballen me shumë pabarazi

Maqedonia e Veriut është radhitur në vendin e 82 nga gjithsej 189 në raportin më të ri të UNDP-së për zhvillim njerëzor, për vitin 2019. Sipas raportit, Maqedonia e Veriut gjendet në kategorinë e vendeve me zhvillim të lartë njerëzor, megjithatë pabarazia në të ardhura, mundësitë për arsimim, shëndetësi, punësim, qasja në gjyqësor dhe pabarazia gjinore e kanë lënë vendin pothuajse pas të gjitha vendeve të rajonit. Ky është raport që duhet të na kthjellë, thotë presidenti, Stevo Pendarovski.

Marketing

“Pasqyra e përgjithshme që e pamë në raport nuk shkëlqen. Ka disa fusha në të cilat jemi më përpara në raport me vendet e rajonit, mbase jemi edhe lart edhe nga vendet tjera të Evropës, p. sh. në pjesëmarrjen e femrave në disa institucione ku merren vendimet, p.sh në kuvend, megjithatë ka edhe shumë kategori ku ndodhemi në fund në Evropë dhe në pjesën e dytë të gjysmës së dytë nëse merrni vetëm Ballkanin. Pra, bëhet fjalë për raport i cili në një farë mënyre është kthjellues për të gjithë që ndodhen në pozita përgjegjëse, i cili duhet të merret me seriozitetin dhe kujdesin më të madh dhe të veprohet sipas tij.”,- deklaroi presidenti i RMV-së, Stevo-Pendarovski.

Krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Indeksi i zhvillimit njerëzor në Maqedoninë e Veriut nuk është aq i lartë sa duhet, tha Ben Slej, përfaqësues i UNDP-së për Evropë dhe Euroazi.

“Maqedonia e Veriut nuk është e pozicionuar lartë në raport edhe pse do të kishte mundur. Vendi shpejt po e tejkalon hendekun në raport me rajonin, krahasuar me fqinjët ka rritje më të shpejtë të të hyrave dhe arsimimit. Nëse ky trend vazhdon, ky është kombinim i mirë. Duhet të investohet në cilësi, jo vetëm të jepen diploma, por të krijohen njerëz me aftësi, jo vetëm të ndërtohen spitale, por njerëzit të jetojnë më gjatë dhe më shëndetshëm.”,- tha përfaqësuesi i UNDP-së për Evropë dhe Euroazi, Ben Slej.

“Krahas zvogëlimit të ndjeshëm, dallimi i jetëgjatësisë midis vendeve me zhvillim të ulët dhe të lartë njerëzor ende është 19 vite”,- tha përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në vend, Narine Sahakjan, teksa ka shtuar se paraqitet gjeneratë e re e pabarazisë rreth arsimit, teknologjive dhe ndryshimeve klimatike.

Marketing