“Unë do e bëj vaksinën”/ Rama: Do ju tregoj se dokrrat me çipa janë përralla

Kryeministri Edi Rama ka thënë sot nga ambientet e stadiumit Air Albania, ku dhe do të kryhet vaksinimi anti-Covid, se nuk jemi aspak mbrapa vendeve europiane.

Marketing

Ai gjithashtu tregoi se do të bëjë vaksinën për të treguar se ajo është e sigurtë e përrallat për futje çipash nuk ekzistojnë.

“Nuk jemi prapa vendeve europiane për vaksinimin, kjo paketë e parë është dhuratë nuk është e blerë. Dozat e kësaj jave janë të pakëta. Do japim një kontribut për infektivin e Prishtinës. Ministrja është në kontakt me homologun. Pasnesër do të bëjmë publik me pamje vendin, mënyrën e ruajtjes dhe të gjithë procesin në mënyrë që të jemi transparentë. Në këtë luftë, që prej fillimit nuk jemi prapa askujt. Unë do e bëj vaksinimin për të dhënë provën e qartë, që vaksina jo vetëm është e sigurtë, dhe për të lënë pas dokrrat me çipa e transformimet në Viking e aziatikë, që janë qesharake,” tha Rama.

Marketing