UNESCO/Gazetaret femra përballen me sulme në internet

Gati tre të katërtat e gazetareve femra të anketuara kanë përjetuar abuzim në internet dhe një e katërta janë përballur me kërcënime fizike.

Dhuna në internet ndaj gazetareve femra është rritur “ndjeshëm” pasi një shumicë e madhe përjetoi ngacmime, kërcënime dhe abuzime gjatë kryerjes së punëve të tyre, sipas gjetjeve të fundit të UNESCO-s.

Marketing

Në një raport të botuar të premten, agjencia e Kёshillit Botёror anketoi më shumë se 900 gazetare femra nga 125 vende dhe zbuloi se gati tre të katërtat e tyre kishin përjetuar abuzim në internet.

Studimi gjithashtu analizoi 2.5 milionё postime në mediat sociale drejtuar dy gazetareve të shquara: Maria Ressa nga Filipinet dhe Carole Cadwalladr në Mbretërinë e Bashkuar.

“Sulmet në internet ndaj grave gazetare duket se po rriten ndjeshëm, siç demonstron ky studim, veçanërisht në kontekstin e ‘hijes pandemike’ të dhunës ndaj grave gjatë Covid-19”, deklaroi raporti.

Një e katërta e të anketuarve thanë se ishin kërcënuar fizikisht. Raporti gjithashtu zbuloi se ka prova në rritje që dhuna në internet ndaj grave gazetare është e ndërlidhur dhe me dhunёn jashtё internetit.

“Kjo përfshin sulme fizike, abuzime dhe ngacmime që janë krijuar në internet, si dhe ngacmime ligjore të mundësuara dhe të përforcuara nga dhuna në internet”, tha ajo.

“Për fat të keq ajo që po shohim këtu është se ky është një fenomen global”, tha për Al Jazeera Guilherme Canela, shefi i UNESCO-s për lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve.

“Disa gazetarë raportuan kërcënime sepse po mbulonin zgjedhje ose konflikte, lidhur me të drejtat e grave ose sepse po raportonin çështje që identifikohen si “mbulim mashkullor”, siç janë sportet”, tha Canela.

Raporti zbuloi se gazetaret femra të zeza, indigjene, hebreje dhe arabe përjetojnë nivelet më të larta të dhunës në internet dhe efektet më të rënda nga ajo.

Korrespondentja e Al Jazeera, Hiba Morgan, e cila ka mbuluar konflikte në të gjithë Afrikën, tha se përjeton rregullisht kërcënime dhe abuzime në internet si rezultat i raportimit të saj. Diçka qё mund t’i shkaktojё ndikim nё vetёvlerёsim.

“Duket se ata synojnë të të njollosin dhe të lëkundin besimin te vetja dhe kjo ndikon në mënyrën se si interviston njerëzit, si i dëgjon historitë e tyre dhe si i portretizon ato histori”, tha Morgan.

“Unë shoh një rritje të kërcënimeve të dhunës seksuale ose komenteve të misogjinistëve. Ndonjëherë madje arrin nivelin e komenteve racore, duke thёnё se pёr shkak tё origjinёs Afrikane unё nuk di si tё raportoj njё histori specifike”, tha ajo.

Niveli në rritje i dhunës në internet është i lidhur gjithashtu me rritjen e dezinformimit viral, zbuloi raporti. Me pasoja të tmerrshme në shëndetin mendor dhe lirinë e shprehjes së gazetarëve.

Pothuajse një e treta e grave të anketuara thanë se shëndeti i tyre mendor ishte prekur pas kërcënimeve. Disa raportuan se kishin përjetuar çrregullime të stresit post-traumatik. Një e treta e reporterëve gjithashtu tha se kishin vendosur të censuronin veten pas atyre sulmeve.

“Këto sulme kanë një ndikim të dyfishtë: në lirinë individuale të shprehjes, por edhe në lirinë kolektive të shprehjes për të gjithë lexuesit dhe dëgjuesit”, tha Canela.

Marketing