UNICEF: Lufta në Jemen shkatërroi familje të panumërta

Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijet (UNICEF) bëri të ditur se lufta në Jemen ka shkatërruar shumë familje aq sa që nuk mund të numërohet.
Përfaqësuesja e UNICEF-it për Jemenin, Sara Beysolow Nyanti nëpërmjet llogarisë së saj në Twitter tha se “Fëmijët në Jemen humbën shumë gjëra nga kjo luftë që vazhdon prej 6 vitesh”.

Marketing

Ajo kërkoi nga bashkia ndërkombëtare të kuptojë se prej në çfarë vështirësie kalojnë fëmijët atje.

Nyanti më tej tërhoqi vëmendjen se lufta ka shkatërruar familje të panumërta në Jemen.

Për shkak të luftës që po vazhdon prej rreth 6 vite, ku po ndodh dramë humanitare, 80 për qind e popullsisë ka nevojë për ndihma humanitare.

Në luftën e brendshme që po zhvillohet mes qeverisë jemenase dhe Huthitë e mbështetur nga Irani si dhe përfshirjes së koalicionit arab nën udhëheqjen e Arabisë Saudite, sipas organizatave për të drejtat e njeriut, kanë humbur jetën rreth 100 mijë persona.

Marketing