UNICEF: Pothuajse 41.000 fëmijë nuk e ndjekin arsimin parashkollor

Në Maqedoninë e Veriut ku pothuajse 41.000 fëmijë, rreth 61 për qind e fëmijëve të moshës parashkollore (prej 3 deri në 6 vjeç), nuk  e ndjekin arsimin parashikollor, Qeveria u përkushtua në reformat për përmirësim të qasjes dhe cilësisë së arsimit parashkollor.

Marketing

Kjo thuhet në raportin e ri global të UNICEF, ku theksohet se 176 milion fëmijë në botë të moshës parashkollore nuk e ndjekin arsimin parashkollor. UNICEF u bën thirrje Qeverive nga e gjithë bota t’i rrisin investimet që të sigurojnë  fillim më të mirë në jetë për çdo fëmijë.

Në raport citohet se është e domosdoshme  t’i jepet prioritet arsimit  cilësor  në fëmijërinë e hershme.

Raporti i parë global për arsimin parashkollor të UNICEF zbulon se fëmijët të cilët kanë ndjekur së paku një vit arsim parashkollor kanë shanse më të mëdha t’i zhvillojnë aftësitë për mendim kritik të cilat u nevojiten për të arritur në shkollë, më e vogël është besueshmëria ta përsërisin klasën ose ta braktisin arsimin, ndërsa me atë kur të rriten kanë aftësi më të mëdha të kontribuojnë ndaj  shoqërive dhe ekonomive prosperitare.

Në raportin global theksohet se  fëmijët të cilët ndjekin arsim parashkollor kanë besueshmëri dyfish më të madhe t’i kapërcejnë shkathtësitë  e leximit fillestar dhe llogaritjen në krahasim me fëmijët  të cilët i kanë lëshuar fazat e hershme të arsimimit. Në vendet ku një numër i madh i fëmijëve ndjekin programe të moshës parashkollore, dukshëm numër më i madh i fëmijëve  e përfundojnë shkollën fillore dhe pas përfundimit kanë  kompetenca bazë për lexim dhe matematikë. Edhe studimet tjera e konfirmojnë atë, siç janë testet ndërkombëtare mes të cilave është Programi për vlerësim ndërkombëtar të arritjeve të nxënësve (PISA) i cili tregon se fëmijët e vendit tonë të cilët kanë ndjekur arsim parashkollor kanë rezultate më të mira  nga ato të cilët nuk kanë ndjekur.

“UNICEF e përkrahë Qeverinë e Maqedonisë së Veriut ta rrisë përfshirjen  në arsimin cilësor parashkollor përmes hapjes së qendrave të reja për zhvillim të hershëm fëmijëror dhe përkrahje të përmirësuar në mësim. Kjo përfshin përkrahje për zhvillim të kompetencave profesionale të mësimdhënësve në arsimin parashkollor; përgatitje e platformës nacionale për përkrahje të mësimdhënësve dhe qasje deri te resurset  për nxitje të zhvillimit të fëmijëve, si dhe vendosje të programit nacional për zhvillim social dhe emotiv te fëmijët e moshës parashkollore e cila do të ndihmojë që fëmijët të fitojnë bazë të fuqishme emotive dhe kapacitet më mirë të ballafaqohen me interaksionet e përditshme sociale më vonë në jetë”, citohet në raportin e UNICEF.

Në raportin global, UNICEF,  u bën thirrje qeverive ta lidhin  rritjen e përfshirjes  me përmirësim të cilësisë së arsimit parashkollor.

Që të realizohet ajo, UNICEF u bën thirrje qeverive të sigurojnë së paku 25 për qind të buxhetit të rregullt për arsimin parashkollor për shpenzime të cilat nuk janë të lidhura  me pagat siç janë trajnimi i edukatorëve dhe mësimdhënësve, përgatitja e planit mësimor, materiale për  mësim dhe mësimdhënie, mekanizma për  sigurim të cilësisë së mësimit.

Marketing