Unifikimi i shqiptarëve sjell “krisje” në LSDM-në e Kumanovës, Dimitrievski përplaset me kryetaren e këshillit

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, e lëshoi i revoltuar seancën e sotme të Këshillit ku në rend dite ishin pyetjet e këshilltarëve. Kjo ndodhi për arsye se kreu i Kumanovës dhe Kryetarja e Këshillit të Kumanovës, Atina Murgashanska u “kacafytën” mes veti për shkak të rregullores dhe mënyrës së drejtimit të seancês së këshillit. Por, kjo ka qënë vetëm arsyeja publike, ndërsa shkaku i vërtetë është shumë më i thellë. Të dy, edhe Dimitrievski edhe Murgashanska janë nga e njëjta parti, LSDM e Zoran Zaevit.

Marketing

Dimitrievski nuk e ka përkrahjen nga drejtuesit e partisë edhe për një mandat tjetër në krye të komunës. Zoran Zaev dhe krerët e LSDM’së, siç duket po mbajnë anën e Spasovskit dhe grupit të tij në Kumanovë, njofton in7.

Para se ta lëshojë seancën, Dimitrievski e porositi Kryetaren e Këshillit që të mos i lejojë këshilltarët të zgjaten në fjalimet e tyre dhe të mos bëjnë politikë sepse sipas tij, këtë nuk e lejon procedura.

Dimitrievski ironizoi me kolegen e tij nga LSDM’ja duke i thënë të konsultohet para kohe me “ata që ia shkruajnë pyetjet nga partia”, duke lënë të kuptohet se edhe kryetarja e këshillit mban anën e Spasovskit dhe se paria e LSDM’së, tani më indirekt po i bën pengesa Dimitrievskit, me qëllim që ta ulin peshën e tij politike.

Këshilltarët e Kumanovës mes tjerash thonë se kreu, Maksim Dimitrievski për të disatë herë me radhë u ik pyetjeve të këshilltarëve.