Njëra nga temat kryesore të finales së Ligës së Kampionëve 2018 ishte lëndimi i Mohamed Salahut, me shumë njerëz që kanë pyetur veten nëse Sergio Ramos e ka dëmtuar me qëllim egjiptianin.

Disa e kanë krahasuar ndërhyrjen e Ramosit ndaj sulmuesit të Liverpoolit me mundje apo xhudo dhe tani Unioni Evropian i Xhudos ka reaguar duke dhënë mendimin e vet.

“Waki-gatame është teknikë e rrezikshme”, ka shkruar ky union në Twitter.

“Për këtë arsyeje nuk lejohet të përdoret për kalim në ne-waza në xhudo”.

Postimi i këtij unioni ka nxitur debat në mesin e ekspertëve të arteve marciale.