Unioni i nxënësve, bojkoton mësimin online, s’merren parasysh kërkesat

Maturantët në gjithë vendin do bojkojtonë mësimin online dhe nuk do jenë prezent në platformën nacionale kështu e bëri të ditur Blendi Hodai kryetar i Unionit të nxënësive. Ai thotë se nuk janë marrë parasyshe kërkesat e këtij unioni dhe për këtë arsye ata do bojkojtojn mësimin nga dita e enjte.

Marketing

“Unioni i nxënësve të shkollave të mesem nga nesër do ta bojkotoj mësimin, respektivisht maturantët do ta bojkojtojn mësimin në gjithë vendin për shkak të kërkesave që ne i kemi parashtruar institucioneve arsimore me 9 dhjetor të vitit 2020 në të cilat nuk kemi gjetur ndonjë zgjidhje të përbashkët më institucionet arsimore dhe autoritet e arsimore” – tha Blendi Hodai nga Unioni i nxënësve.

Unioni i nxënësve kërkon nga Ministria e Arsimit që me provimin shtetëror të ulen lëndët nga katër në dy lëndë edhe atë gjuhë amtare dhe një lendë zgjedhore sipas dëshirës së maturantëve.

“Kërkesat tona janë që të zvoglohet numri i lëndëve që ne si maturant duhet ti realizojm dhe të futemi në testin e maturës nga katër që janë propozojmë që të kemi dy lëndër edhe atë lënda e parë është e obligushme në gjuhën amtare atë maqedone, shqipe ose turke, dhe e dyta të jetë zgjedhore nga nxënësit” – u shpreh Hodai.

Edhe pse në shtet fqinje mësimi me prani fizike ka filluar nga shtatori këtu ne vendin tonë vazhdojn të insistojn autoritet arsimore e shëndetësore se nuk ka kushte për mësim me prezenc fizike, ndërsa mësimi online unioni i nxënësve e quan si dështim ku sipas tyre shumë nxënës nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin si pasoj e kushteve që kanë.

Marketing