United kualifikohet në rundin tjetër të FA Cup

“Djajtë e Kuq” kanë prerë biletën për në rundin e pestë të FA Cup.

Marketing

Manchester United e ka shkatërruar skuadrën e Tranmere Rovers, duke e mposhtur 6-0, për ta prerë biletën për fazën tjetër të FA Cup.

Gjithçka nisi për mrekulli për ‘Djajtë e Kuq’ në një stadium me lloç, që vështirë i plotësonte kushtet për futboll.
Rezultati u zhbllokua nga kapiteni, Harry Maguire në minutën e 10-të.

Për 2-0 shënoi Diogo Dalot në minutën e 13-të, për 3-0 realizoi Jesse Lingard në atë të 16-të, derisa për rezultatin 5-0 të pjesës së parë shënuan edhe Martial dhe Phil Jones.

Në pjesën e dytë, tashmë pothuajse të kualifikuar dhe me fitoren në xhep, Unitedi luajti më me kujdes, duke mos rrezikuar shumë futbollistët nga dëmtimet për shkak të gjendjes aspak të mirë të fushës dhe kështu, u shënua vetëm një gol në 45 minutat e pjesës së dytë.
Ai që shënoi për rezultatin përfundimtar 6-0 ishte i riu, Mason Greenwood.

Marketing