Unitedi kërkon Douglas Costan në shkëmbim të Lukakut

Paulo Dybala nuk do të jetë pjesë e shkëmbimit Romelu Lukaku, por sulmuesi anësor brazilian, Douglas Costa.

Marketing

Ka pasur raporte të shumta në Angli dhe Itali gjatë 24 orëve të fundit që Juve po bën një shtytje të fortë për Lukakun, i cili ka qenë objektiv i Interit për muaj të tërë.

Oferta do të përfshinte Dybalan, por reprezentuesi i Argjentinës nuk është bindur nga lëvizja e tij në Old Trafford.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Manchester United i ka kërkuar Juventusit të përfshijë një lojtar tjetër në shkëmbim, dhe ai mendohet të jetë Douglas Costa.

Braziliani tashmë ishte në shënjestër nga Djajtë e Kuq verën e kaluar dhe përsëri në janar, por këtë herë kjo dëshirë mund të bëhet realitet.

Megjithatë, në këtë rast Juventusi do të duhet të paguajë edhe një shifër të hollash ekstra pasi vlera e Costas është më e ulët sesa ajo e Lukakut.

Interi thuhet se është gati të ofrojë 70 milionë euro plus pesë milionë euro tjera bonuse, por ata mund të përpiqen të përdorin edhe Ivan Perisic si pjesë të marrëveshjes.

Marketing