Manchester United ka shijuar humbjen e parë këtë sezon në Premierligë, duke u mposhtur 3:2 nga Brightoni në udhëtim
Është dashur vetëm xhiroja e dytë, që Manchester United të pësoi humbjen e parë këtë sezon.

‘Djajtë e Kuq’ janë kthyer pa pikë nga udhëtimi në stadiumin ‘Amex’.

Vendasit patën një pjesë të parë të jashtëzakonshme, ku shënuan tri gola.

Murray në minutën e 25’, Duffy në minutën e 27, shënuan për 2:0. Manchester United provoi të rikthehet në lojë kur sulmuesi belg, Romelu Lukaku shënoi në minutën e 34’, për 2:1.

Por, ky rezultat qëndroi vetëm dhjetë minuta, me Groos që nga penalltia arriti të realizonte për 3:1.

Krejt çka bëri Manchester United, ishte ngushtimi i epërsisë në 3:2 në minutën e 94′, kur Pogba shënoi nga penalltia.

Xhiron e ardhshme, Manchester Unitedin e pret punë e vështirë përballë Tottenham, ndërsa Brighton udhëton te Liverpooli.