UNT-ja për nder të 7 marsit, promovoi gjashtë tituj shkencorë

Me një program solemn Universiteti Nënë Tereza në Shkup shënoi sot 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, duke promovuar 6 tituj akademik. punime shkencore të pedagogëve të UNT-së.

Marketing

Në këtë ceremoni, ku të pranishëm ishin akademikë, profesorë, miq të UNT-së dhe arsimdashës nga Maqedonia dhe Kosova, Rektori i UNT-së Prof.dr. Aziz Pollozhani, në fjalimin mirëseardhës tha se 7 Marsi 1887 kur u hap shkolla e parë shqipe, Mësonjëtorja e Korçë, me mësuesin e saj Pandeli Sotiri, ndikoi që të hapen shumë shkolla tjera, dhe ajo ndriçoi rrugën drejt lirisë së kombit, prandaj edhe është luftuar aq ashpër dhe në forma të ndryshme varësisht nga vendi dhe koha kur kjo dritë xixëllonte.

“E tillë vazhdoi të jetë edhe rruga e themelimit të Normales së Elbasanit deri te Universiteti i Tiranës që u bënë udhërrëfyesit të vetëm të kohës kah drita. Gjithësesi edhe më tragjik ka qënë rrugëtimi i shkronjave në Kosovë, ku veç peripecive fillestare, edhe më vonë u bënë “shkollat shtëpia”, simboli i dritës dhe i shpresës për një Kosovë të lirë. Maqedonia ndonëse pak me vonesë por për fat të keq edhe këtu “udha e shkronjave” përjetoji të njëjtin kalvar. Këto janë arsye që këtë ditë 7 Marsin ta kujtojmë edhe ne në UNT sikurse edhe të gjithë të tjerët, për të nderuar dhe për të mos harruar të gjithë atë që sakrifikuan edhe jetën që ne sot të na ndrisë drita e dijes” tha rektori Pollozhani.

Në ceremoni ku u promovuan botimet e pedagogëve të UNT-së, për veprën ‘Galeria e Omer Kaleshit’ fjalë rasti mbajti autori i monografisë, Akademik Luan Starova, i cili veprimtarinë e piktorit Omer Kaleshi e vlerësoi si unike mes piktorëve shqiptarë, ndërsa citoi vlerësues të njohur arti nga Franca, të cilët piktorin Kaleshi e vlerësojnë si një ndër piktorët më të mëdhenj në Evropë.
Profesoresha Lindita Aliu-Tahiri prezantoi botimin e saj ‘’Bazat e komunikimit masiv’, ndërsa për veprën e Prof.dr.Mustafa Ibrahimi nga UNT ‘’Sociolinguistika’, fjal; rasti mbajti recensuesi, Prof.dr. Begzad Baliu, nga Universiteti i Prishtinës.
Prorektori i UNT-së, Prof.dr. Bekim Fetaji promovoi veprën e tij ‘Inxhineria Softuerike Sistemore’, për të cilën recensues ishte Prof. dr. Xhevdet Thaçi, nga Universiteti i Gjilanit.
Në kuadër të shënimit të ditës më të madhe për arsimin shqip, u promovuanedhe dy revistat shkencore ‘SEEJSD-South East European Journal Of Sustainable Development’(Revista e Evropës Juglindore për zhvillim të qëndrueshëm) me kyeredaktorë Prof.dr. Aziz Pollozhanin dhe revista shkencore “Interkultura – Komunikimi interkulturor” me kryeredaktorë Prof.dr. Mustafa Ibrahimi.
Pas ceremonisë së promovimit të veprave shkencore të pedagogëve të UNT-së, u mbajt ekspozitë e punimeve të studentëve të arkitekturës dhe të programit studimor për Dizajn dhe modelim tekstili, e cila me kreativitetin e pasur të studentëve të UNT-së nga këto dy programe studimi, zgjoi interes të madh mes të pranishmëve. Programin solemn e pasuruoi performanca e shkëlqyer e dyshes ‘Duo Skupi’ të përbërë nga violinist Ermal Mehmeti dhe flautistja Jeta Starova, të cilët performuan pjesë të rikompozuara të këngëve të vjetra shqiptare.

Me respekt,

Qendra për informim e UNT-së