UNT me programe të adaptuara me tregun e punës

Konkursi për regjistrim në UNT pritet të shpallet në fund të muajit gusht, ndërsa për këtë vit akademik janë paraparë të regjistrohen 1200 studentë. Rektori i UNT-së, Aziz Pollozhani, bën të ditur se janë akredituar programe të reja studimore të cilat do të jenë atraktive për tregun e punës dhe studentët do të kenë në dispozicion oferta bashkëkohore.

Marketing

“Agro-inxhinieria trevjeçare, teknologjia e tekstilit me dizajn dhe stil programimi i aplikuar trevjeçar profesional dhe master në anglisht dhe shqip, ne jemi duke shtuar numrin e programeve në anglisht që të rritet fuqia absorbuese e Erasmusit, sepse t’i nuk mund të kesh oferta në Erasmus nëse nuk ke më shumë programe në anglisht”,- deklaroi rektori i UNT-së, Azis Pollozhani.

Pollozhani thekson nevojën për punësimin e administratorëve të rinj në UNT, të cilët janë të nevojshëm për funksionimin efikas të Universitetit.

“Numri i atyre që është lejuar është lejuar vetëm 20. Është nën çdo nivel, kemi kërkesë ndaj MASh-it që ta shtojë numrin për nevojat e administratës tonë me qëllim që universiteti të bëhet sa më efikas”,- theksoi rektori i UNT-së, Azis Pollozhani.

Në UNT do të ketë edhe studime master dhe profilet që ofrohen janë inxhinieri ekonomike, media dhe komunikim, punë dhe politikë sociale, inxhinieri e aplikuar, sport dhe disa prej programeve do të zhvillohen edhe në gjuhën angleze.
+

Marketing