UNT me programe të reja në ciklin e parë dhe të dytë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e djeshme e konfirmoi plotësimin e konkursit në programet e reja studimore në ciklin e parë dhe të dytë në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup.

Në ciklin e parë konkursi u plotësua me programet e akredituara:

– Dogana shpedicion dhe sigurime;
– Programim i aplikuar;
– Agroinzhineria;
– Dizajn dhe modelim i tekstilit.

Njëherit qeveria aprovoi edhe konkursin për ciklin e dytë në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup dhe atë në programet studimore:

– Inxhineri ekonomike dhe menaxhment
– Media dhe studime interkulturore
– Punë dhe politikë sociale
– Sport dhe shkenca sportive
– Inxhineri softuerike e aplikuar – Gjuhë Shqipe
– Inxhineri softuerike e aplikuar – Gjuhë Angleze

Është e rëndësishme të ceket se programet në ciklin e parë janë unike që realizohen për herë të parë në gjuhën Shqipe në Republikën e Maqedonisë, e njëjta vlenë edhe për disa programe të ciklit të dytë.

Me këtë Universitetin “Nënë Tereza”, zgjeron spektrin e programeve të veta në përputhje me kërkesat e tregut të punës ashtu siç është parapa në programin e zhvillimor të UNT-së.

Konkursi i plotë për të dy ciklet studimore do të shpallet në shtypin e ditës, ditëve në vijim.

evn