Do të vazhdojmë të punojmë më tej, të realizojmë punën tonë. Do të kemi të hapura dyert tona për çdo lloj shpjegimi dhe informimi, për çdo kritikë, për secilin qytetarë, institucion dhe media, sepse sulmet nuk na dekurajojnë, por na bëjnë më të fortë, në rrugën e realizimit të amanetit për të cilin jemi këtu…

Mrekullia megjithatë ndodhi. Të gjithë me padurim pritëm hapjen e Universitetit të parë në gjuhën shqipe në kryeqytet, ide dhe dëshirë e elitës intelektuale, e vjetër më se 5 dekada. U emërua sipas shqiptares më të njohur të të gjitha kohërave, nobelistes dhe humanistes, e njohur mes nesh si Gonxhe Bojaxhiu dhe e njohur për gjithë botën si Nëna Terezë. I ideuar shumë vite më parë, UNT-ja u themelua gjatë një krize të skajshme politike, e paparë që nga pavarësia e vendit.

I gjendur mes situatës tejet të vështirë politike, ky institucion ende pa hapë dyert filloi të sabotohet nga struktura të njohura për themeluesit e këtij institucioni, për shqiptarët, dhe veçanërisht për ata që merren me çështjen e arsimit sipërorë të shqiptarëve në R. Maqedonisë. Fatkeqësisht, kësaj fushate ju bashkëngjitën edhe disa individë, pak ose fare të informuar me problematikat e universitetit. Siç thotë populli: “Në çdo të keqe, ka një të mirë”! Ajo edhe ndodhi.

Siç shtoheshin sulmet rritej entuziazmi, vullneti, por edhe përkrahja nga pjesa dërmuese e popullatës shqiptare, intelektualët dhe rinia shqiptare.

Në vrullin e këtij entuziazmi, u ndërmorën të gjitha masat për veprim të shpejtë, në funksion të plotësimit të kushteve të nevojshme ligjore për fillim me punë. Kjo kërkonte angazhim të një numri të nevojshëm të pedagogëve dhe një administratë minimale, por ja që rrethanat në të cilët filloj punën universiteti përputheshin me turbulencat më të mëdha politike që kishte pas vendi në dhjet vitet e fundit. Por, në këso rrethana siç ndodhë gjithmonë ndër-shqiptarët erdhi në shprehje solidariteti.

Mungesa e administratës u kompensua duke u huazuar nga institucione por edhe vullnetarë e ekspertë të pavarur, për çka neve jemi shumë falemenderues. Përskaj këtyre rrethanave, stafi udhëheqës, kishte një qëllim, universiteti, duhej filluar një ditë e më parë me punë. Kjo jo sepse dikush kishte agjendë private por se ishte e qartë se duhej shfrytëzuar momentumi politik, në të kundërtën rrezikohej kur të mos hapej.

Me këtë dinamikë, dhe në rrethana tejet jo stabile politike ishte e pritur të kishte edhe lëshime teknike, edhe mangësi të vogla për të cilët menaxhmenti ishte i vetëdijshëm dhe këto shqetësime vet i ka bërë publike. Por e rëndësishme është se qëllimi madhorë u realizua, ndodhi universiteti, ndodhi mrekullia. E bukura e këtij projekti kombëtarë është se, për dallim nga ai i themelimit të USHT-së në vitin 1994, kësaj radhe nuk pati viktima, nuk pati sulm dhe brutalitet policorë.

UNT-ja, në vitin 2015 u themelua me laps, në tavolinë, një mrekulli e paparë në historinë e realizimit të drejtave kombëtare të shqiptarëve në këtë vend. I vendosur në qendër të Shkupit, dhe i rrethuar nga entuziastë të papërmirësueshëm, Universiteti Nënë Tereza filloi të shkruaj historinë. Gjithçka mungonte, nga gjërat më elementare, si zyra, banka, karrige…. por një gjë ishte me bollëk, vullneti, angazhimi dhe përkushtimi.

Kjo që bëri që shpeshherë edhe duke bërë gjithçka, jashtë detyrave dhe obligimeve tona, të krijohen kushtet bazë për të funksionuar, në mënyrë që të pritnim studentët e parë që gëzoj gëzoi shumë arsimdashës.

Filluam me 218 student në vitin e pare të 2016-ës, vazhduam në vitin 2017 me rritje prej më shumë se dyfish, 492 studentë, që u regjistruan në UNT. Rezultati na dha motiv shtesë, dhe besim se jemi në rrugën e duhur. Dëshmi më e mirë për këtë ishte rritja e interesimit për të studiuar tek ne me çʼrast në vitin e fundit u çregjistruanrregjistruan656 studentë, trefish më shumë krahasuar me fillimin e projektit. Sukses i ynë, vazhdoi me realizimin e një sfidë jo të vogël, fillimin e studimeve të ciklit të dytë, ku kemi studentët e parë në shtatë drejtime mësimore.

Sot, UNT-jaka pesë fakultete, të gjitha deficitare, 36 programe studimi, me cikël të dytë dhe me afro 1500 studentë, 100 profesorë e asistentë dhe mbi 50 administratorë, të niveleve të ndryshme. Kur hapëm dyert tona, nuk prisnim që të jetë lehtë dhe punët e mëdha të bëhen shpejtë. E dinim se as “Roma nuk është ndërtuar në një ditë”, andej neve u udhëhoqëm nga një thënie shqiptare, “Gurë mbi gurë bëhet murrë”, moto e cila na bën të jemi në rrugë të mbarë që kësaj tʼia arrimë.

Përgatitëm projektin ideorë dhe jemi në procedurë që të kryejmë punët administrative dhe dokumentacionin, për fillimin e ndërtimit të objektit në një sipërfaqe prej 50 mijë metrash katrorë, në kazermën e Shkupit, një projekt modern që do ta arsyeton më së miri emrin dhe ekzistencën tonë si institucion i arsimit të lartë. Në ndërkohë jemi në aktivitete intensive për fillimin e riparimit të objektit ekzistues në të njëjtën parcelë, ku pritet të filloj me punë universiteti në vitin e ardhshëm akademik.

Ne jemi të vetëdijshëm se këtu ku kemi arritur, dhe aty ku mëtojmë të shkojmë nuk do të kishim sukses pa ndihmën, përkrahjen dhe mirënjohjen e të gjithë dashamirëve të arsimit shqip, drejtues të ndryshëm politik dhe institucione shtetërore, profesorë, intelektualë, akademikë, gazetarë, deri te njerëzit e rëndomtë, studentë, nxënës…

Falë motivimit të marrë nga Ju, UNT, ka arritur të hap dyert e bashkëpunimit me 22 universitete nga vendi rajonit dhe shteteve të Evropës. Kemi bashkëpunim intensive intensive me universitetet nga Shqipëria dhe Kosova, por kemi vendosur ura bashkëpunimi edhe me ata të Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, si dhe me universitetet nga Britania e Madhe, Austria, Italia dhe Turqia.

UNT gjithashtu ka marrëveshje bashkëpunimi edhe me 9 institucione të specializuara, dhe organizon konferenca ndërkombëtare shkencore me Universitete shtetërore nga Austria, Gjermani, Kosova…, ndërsa ndau edhe titullin e parë Doctor Honoris Causa, laureatit amerikan të çmimit Nobel, me prejardhje shqiptare nga Gostivari, Ferid Murat.

N Nëse kjo ishte mrekullia, në anën tjetër ndodhi çudia. U ballafaquam me një fenomen të panjohur për rrethanat shqiptare në këtë vend. Njerëz, individë dhe grupe interesi, të cilët ne besojmë se nuk e kanë kuptuar misionin dhe vizionin e UNT-së, u hodhën në sulm përmes disa portaleve dhe rrjeteve sociale. Për më tepër, për akuzat e bëra asnjëherë nuk ofruan prova dhe argumente por vunë funksion ofendimin, fyerjen dhe shpifjen. Po, edhe kjo ishte e pritur, pasi siç thotë populli, “pas kalit të mirë ngrihet pluhur”.

Kur dikush i humb argumentet ai e ngrenë zërin, fyen e shanë, sa për të bërë shamatë, me bindje se do ti trazoj të tjerët. Në këtë rast, shfrytëzojmë mundësinë që ti informojmë të gjithë dashamirët, studentët e opinion e gjerë se Universiteti Nënë Tereza dhe stafi udhëheqës, është mbi gjithë këto të pavërteta. Neve ofrojmë prova, kurse para provave, të gjithë edhe “zotëruat përkulen”, ndërsa e ne përkulemi para një ideali të kamotshëm shqiptarë, arsim shqip, në kryeqytetin e këtij vendi që e kemi pranuar si tonin.

Ne do të vazhdojmë të punojmë më tej, të realizojmë punën tonë. Do të kemi të hapura dyert tona për çdo lloj shpjegimi dhe informimi, për çdo kritikë, për secilin qytetarë, institucion dhe media, sepse sulmet nuk na dekurajojnë, por na bëjnë më të fortë, në rrugën e realizimit të amanetit për të cilin jemi këtu. Do ta bëjmë këtë sepse kemi miq të universitetit, arsimdashës, dhe ç’ është më e rëndësishmja kemi studentë që na besojnë ne, dhe jo thashethemeve që dalin nga qarqe të ndryshme, sa si pasojë e mos-informimit të drejtë, sa të porositura, por kemi frikë se disa janë të ndikuara edhe nga qarqe që nuk ia duan të mirën rinisë shqiptare. Ju falënderojmë të gjithë Juve, të cilët keni kontribuar dhe vazhdoni të kontribuoni në përforcimin e UNT-së tone të përbashkët, në etablimin e tij, rritjes së tij, sepse fundja, fëmijët dhe nipërit e mbesa tonat, do të trashëgojnë atë që ua lëmë neve sot pas.
(Rektorati i UNT-së)