Ura 5700 metra e gjatë në Grykën e Kaçanikut të mbajë emrin “Idriz Seferi”. Kështu ka propozuar Blerim Latifi, këshilltar i kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli. Arsyeja, siç shkruan Latifi në profilin e tij në Facebook, është se “në të njëjtin vend, në maj të vitit 1910, 5700 ushtarët e Idriz Seferit e ndalën ushtrinë e shqiptarvrasësit Shefqet Turgut Pashës”

Statusi i plotë i Latifit në profilin e tij në Facebook:

“Sot lëshohet për qarkullim ura më e madhe në Ballkan, ura në Grykën e Kaçanikut. Është 5700 metra e gjatë. Për koincidencë kaq ishin edhe luftëtarët e Idriz Seferit, që në të njëjtin vend, në maj të vitit 1910, e ndalën ushtrinë e shqiptarvrasësit Shefqet Turgut Pashës. Kjo urë meriton të mbaj emrin e Idriz Seferit!”