Urim i kryetarit të Kërçovës Fatmir Dehari, me rastin e festës krishtere Pashkët

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, me rastin e Pashkëve, u dërgoi urime qytetarëve të besimit ortodoks.

Marketing

“Bashkëqytetarë të nderuar – krishterë, më lejoni që me rastin e festës krishtere – Pashkët, t’Ju dëshiroj nga thellësia e zemrës, që këtë festë ta pritni në shëndet të mirë dhe disponim të bukur familjar. Në shtëpitë e të gjithë qytetarëve në Komunën e Kërçovës, le të mbisundojë pajtimi, harmonia dhe të gjitha vlerat familjare, ndërsa ditët e festimit le të jenë të mbushura me gëzim dhe fat. Urime dhe për shumë vite Pashkët”, thuhet në urimin e kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, dërguar qytetarëve të besimit ortodoks.

Marketing