Urim i Zoran Zaevit me rastin e Fitër Bajramit

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, dërgoi urime deri te të gjithë besimtarët mysliman, me rastin e Fitër Bajramit.

Marketing

“Festa e Fitër Bajramit si njëra nga datat më të rëndësishme në kalendarin Islam, shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Shpirti dhe rruga e besimtarit është e lidhur ngushtë me pastrimin e shpirtit dhe mendjes përmes
lutjeve, guximin për t’i rezistuar të keqes, dhunës, abuzimit, përçarjes dhe shkatërrimit të vlerave të pastra”, thuhet në urimin e Zaevit.

Gjatë këtij muaji, porosit ai, ju kaluat nëpër sprova dhe sfida të mëdha, duke lënë mënjanë të gjitha kotësitë dhe pasionet personale, me qëllim që t’i afroheni dhe të madhëroni Zotin e plotfuqishëm. Edhe pse gjatë këtij viti
Ramazani u pasua nga masa dhe kufizime të shumta si rezultat i pandemisë globale të Koronavirusit, juve përsëri me dinjitet dhe qëndrueshmëri keni përmbushur obligimin vjetor, i cili fetarisht paraqet njërën nga normat dhe
parimet kryesore të Islamit.

“Si aktorë të rëndësishëm politikë në shoqëri, kujdesemi dhe marrim përgjegjësi maksimale për ruajtjen e shëndetit, dinjitetit dhe mirëqenies të të gjithë qytetarëve tanë. Përmes vendosjes dhe garantimit të profesionalizmit,
pavarësisë dhe demokratizimit të institucioneve shtetërore, vendi ynë së bashku me juve, me hapa të sigurtë i realizon aspiratat dhe përcaktimet drejtë familjes Europiane”, qëndron në urimin e Zaevit.

Të nderuar qytetarë, shumë të respektuar besimtarë të fesë Islame, shprehet ai, në fund më lejoni që në emrin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, si dhe në emrin tim personal t’u uroj festën e madhe të Fitër Bajramit.

“Uroj që këto ditë festive t’i kaloni me të dashurit dhe të afërmit tuaj, në frymën e paqes, dashurisë, qetësisë dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë!”, thuhet në urimin e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Marketing