Urim me rastin e Kurban Bajramit

Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie mes Bashkësive Etnike dhe Grupeve Religjioze, Darian Sotirovski dërgoi urim deri te kreu i Bashkësisë Fetare Islame Reis Ul Ulema haxhi Sulejman efendi Rexhepi, deri te anëtarët e Riasetit, deri te myftinitë dhe imamët dhe deri te të gjithë qytetarët të cilët e festojnë Kuran Bajramin.

“Kjo festo le të sjellë shumë gëzim, mirëqenie dhe paqe në shtëpitë e Juaja dhe në shtëpitë e më të afërme të Juaj. Dashuria dhe kujdesi për më të afërmit le të jetë nxitje për lumturi dhe mirëqenie të përgjithshme për secilin qytetar në shoqëri, le të përkujtojë vazhdimisht për rëndësinë e madhe të besimit të ndërsjellë, kuptimit, dialogut dhe tolerancës si kushte thelbësore për paqe, bashkëjetesë dhe lumturi”, theksohet në urimin.

evn