Urime 2020, nga familja Muqiqi!

Familja e këngëtarit të njohur të muzikës popullore Nysret Muqiqi, së bashku përmes një fotografie të publikuar kanë uruar të gjithë për festën e vitit të ri 2020.

Marketing

Fotografinë e ka publikuar Albatrit Muqiqi, i cili gjithashtu është një këngëtarë mjaft i pëlqyer nga publiku, shkruan Indeksonline.

Aty shihen edhe gruaja e Nysret Muqiqit, Merita e cila gjithashtu ka një karrierë të bujshme në muzikë dhe disa herë e kemi parë duke kënduar pëkrah Nysret Muqiqit.

“Gëzuar vitin e ri 2020 nga familja jonë”, ka shkruar Albatriti, bashkangjitur me fotografinë që ka shpërndarë.