Urimi i kryetarit të komunës së Çairit Visar Ganiu me rastin e përfundimit të vitit shkollor

Të dashur nxënës,

Marketing

Gjatë këtij viti shkollor që po e lëmë pas, ju keni bërë një punë të shkëlqyer së bashku, duke qenë të përkushtuar për të arritur rezultate sa më të mira në rrugën e dijes, gjë për të cilën ju faleminderoj përzemërsisht.

Duke parë hapërimin tuaj drejt foleve të diturisë kuptojmë se ardhmëria jonë është në duar të sigurta dhe vetëm të përkushtuar sëbashku për arsim cilësor do të arrijmë suksese edhe më të mëdha.

Prandaj, nxënës të dashur, ju uroj pushim të këndshëm gjatë këtyre muajve të pushimit veror. Viti i ri shkollor sjelltë për ju shëndet dhe energji të mjaftueshme për suksese të reja.

Me respekt,
I juaji, Visar Ganiu

Marketing