Urimi i rektorit të UT-së me rastin e Kurban Bajramit!

Në emër të studentëve dhe stafit të Universitetit të Tetovës, të gjithë besimtarëve të fesë islame Jua uroj festën e Kurban Bajramit.

Marketing

Në këtë ditë feste, në të cilën atmosfera shpirtërore ndihet gjithandej, Jua përcjell urimet vëllazërore, me dëshirën që të keni shëndet, mirëqenie dhe vetëm suksese.

Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, sinqeritetit e solidaritetit, prandaj le të shprehim devotshmërinë dhe humanitetin tonë, vlera këto që e kanë shoqëruar kombin tonë ndër vite.

Festat tona, fetare apo kombëtare, e kanë meritën e tyre për afrimin e njerëzve, forcimin e mirëkuptimit, dashurisë për njëri-tjetrin dhe ruajtjen e paqes kudo në botë.

Urime festën e Kurban Bajramit për të gjithë Ju dhe familjet tuaja!

REKTORI
Prof. Dr. Vullnet Ameti

Marketing