Ursula Von Der Leyen i kërkon falje Italisë: Komisioni Europian do t’ju ndihmojë

Kryetarja e Komisionit Europina Ursula Von Der Leyen i ka kërkuar falje Italisë me një letër publike të publikuar sot në të përditshmen italiane La Repubblica.

Marketing

“Italia u godit nga pandemia e koronavirusit, më shumë se çdo vend tjetër europian. Jemi të gjithë dëshmitarë të të paimagjinueshmes. Mijëra persona të larguar nga dashuria e të afërmeve të tyre. Mjekë në lot, një shtet, një kontinent i tërë në karantinë”, shkruan Von Der Leyen.

Më tej në letër Von Der Leyen shkruan se “Shumë vende evropiane menduan për problemet brenda shtëpisë së tyre, por sot Evropa ka ndryshuar hap. Po bëjmë të pamundurën që vendet evropiane të arsyetojnë si një skuadër, me një përgjigje të koordinuar për një problem të përbashkët. Komisioni Europian do të vazhdoj të ndihmoj Italinë.”

Për kreun e Komisionit Europian , Italia është bërë akoma më shumë një burim frymëzimi për të gjithë. Mijëra mjekë e infermierë i janë përgjigjur thirrjes së shtetit për të ndihmuar rajonet më të goditura nga pandemia. Industritë e modës prodhojnë sot maska sanitare e prodhuesit e pijeve konfeksionojnë dezinfektues.

“Muzika në ballkone, mbushi rrugët e boshatisura e ndezi zemrat e miliona personave”, shkruan numri 1 i Komisionit Evropian.

“Kjo krizë , thotë ajo, është një provë për Europën dhe nuk duhet të lejojmë te dështojë”

Marketing