Useini: Në Ohër ka 1401 objekte pa leje, “Nësë shteti i rrënon të gjitha, unë timin e rrënoj vet”

Duke na i treguar fotografitë e mëparshme, thotë se lokali i tij ka qenë i njehtë edhe para 13 vjetëve. Nefi Useini, pronari i një restoranti në Ohër për të cilin akuzohet se e ka ndërtuar pa leje, thotë se prej 13 vjetësh ka paguar me rregull çdo gjë. Ai pohon se i ka të gjitha dokumentet për të vërtetuar se lokalin e ka me leje dhe se nuk ka asgjë ilegale në ndërtimin e objektit.

Marketing

Lokali gjendet në qendër të qytetit të Ohrit, dhe nëse komuna vendos për ta rrënuar, Useini thotë se atëherë do të duhet të rrënohen edhe restorantet buzë liqenit, si dhe të gjitha 1401 objekte tjera që sipas tij janë pa leje.

“Qyteti Ohrit ka 1401 objekte pa leje që janë me vite. Lokali im që unë them me dokumentacion nuk është jo-legale, kam dokumente. Ky dokument është i 2019 që është votuar në këshill për tarracë verore dhe me këtë dokument kryetari duhej të na jap leje siç na ka dhënë çdo vjet. Ja ku i kemi pagesat e vitit 2018 dhe nënshkrimi i kryetarit që ka dhënë, pagesat e viteve tjera, çdo vjet janë bërë pagesat me rregull. Si mundet 2018 të votohet dhe të jepet leja, ndërsa në 2019 votohet dhe nuk jepet leja”, tha Useini për Tv21.

Useini pretendon se të gjithë i “kanë hipur mbi kokë” pasi është shqiptari i vetëm që posedon lokal në Ohër.

“Në çdo vend të botës një restorant që rinovohet paguan shteti, të jep subvencion. Ne me paratë tona, me punën e lokalit investojmë që të duket më bukur qyteti. Po kjo nuk është, por këto janë grimca pse një shqiptarë të ketë lokal në qendër”, shtoi ai.

Useini shprehet i gatshëm që vet ta rrënoj lokalin nëse rrënohen lokalet tjera, ndërsa thotë se lokali i tij nuk përbën rrezik që Ohri të përjashtohet nga Unesko.

“Objektet e pa leje që janë buzë liqenit, hotele, restorante, tarraca, unë mendoj që të ketë drejtësi nga bashkia. Shteti le të merr masa le t’i prish njëherë objektet që janë buzë liqenit, që e rrezikojnë qytetin e Ohrit m e dalje nga UNESCO-ja”, tha Useini.

Nëse dilni për shëtitje për skaj liqenit në Ohër, në trotuare do të shihni tarraca të lokaleve të cilat kanë uzurpuar pjesë-pjesë trotuarin. Për të vazhduar tutje do të duhet të ndërroni drejtimin.

Në njërin prej tyre hymë brenda dhe pyetem se a kanë leje për tarracën por menaxheri na tha se dokumentacionin do ua dërgoj me mail dhe nuk deshi të flas para kamerës. Hymë edhe në një kafene tjetër dhe pyetem, por menaxheri nuk ishte aty. E kontaktuam në telefon.

Tha se e ka të gjithë dokumentacionin e nevojshme për të përdorur tarracën në trotuar. Ligji e parasheh që ndërtimet të jenë 50 metra larg plazhit, por në Ohër tarraca mund të shohësh edhe brenda në plazhe.

Kontaktuam edhe me Komunën e Ohrit për të pyetur për ndërtimet pa leje, por ato nuk iu përgjigjen thirrjeve tona.

Marketing