Useini: Nëse nuk ka selektivitet, vetë do ta rrëzoj objektin tim kontestues tek Çinari

Objekte të ndërtuara pa leje në Ohër ndërtohen vite më parë. Ato 1.401 objekte të paligjshme nuk janë prej vjet, por bëhet fjalë për objekte që janë ndërtuar dhjetëra vite më parë. Le të fillojë rrënimi i objekteve të paligjshme, por i të gjitha objekteve, pa selektim, ndërsa piceria ime, për të cilën pohoj se nuk është ndërtim i fortë, por objekt montues vetë do ta rrënoj Këtë sot e deklaroi Nefi Useini, këshilltar i BDI-së.në Këshillin e komunës së Ohrit, pronar i objektit kontestues tek çinari i vjetër dhe në bazën për beton në dalje nga qyteti në rrugën e vjetër drejt Strugës.

Useini në deklaratë tha se kundër tij zhvillohet ndjekje politike, përmes theksimit të objekteve të tija si të paligjshme në mediumet, ndërsa heshtin, siç tha, për objektet e ngjashme nëpër tërë qytetin, në bregdet dhe në zonën mbrojtëse të Galiçicës.

Useini tha se nuk ka pasur kurrfarë marrëveshje mes tij dhe pushtetit lokjal, gjegjësisht Qeverisë para zgjedhjeve lokale, se bëhet fjalë për një dokument me të cilin konfirmohet koalicioni i partive LSDM dhe BDI për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet lokale, ndërsa në drejtim të përfaqësimit të drejtë të bashkësive më të vogla në administratë, gjegjësisht për punësimin e personave nga kombësia shqiptare, turke, rome në administratën e qytetit dhe ndërmarrjet publike të qytetit.

evn