Ushqime të pasura me vitaminë C, përveç portokalleve

481728007

Vitamina C, e njohur si acidi askorbik, është një element i nevojshëm për rritjen, zhvillimin dhe riparimin e indeve të trupit. Sipas WebMD – një nga 10 faqet më të mira në botë kushtuar shëndetit – vitamina C ka rëndësi për shumë funksione të trupit si formimi i kolagjenit, thithja e hekurit, shërimi i plagëve, mirëmbajtja e kockave dhe dhëmbëve etj.

Marketing

Sipas po të njëjtit burim, njerëzit që konsumojnë shumë vitaminë C kanë një sistem imunitar më të fortë dhe më pak rrezik nga sëmundjet e zemrës. Vitamina C gjithashtu mund të përmirësojë jetën e pacientëve me kancer.

Kjo vitaminë është e lidhur ngushtësisht me portokallet apo limonin, megjithatë gjendet edhe në shumë fruta/perime të tjera, të cilat i gjeni të listuara në vijim:

1. Brokoli
2. Kivi
3. Specat e kuq/jeshil
4. Luleshtrydhet
5. Patatet e ëmbla
6. Domatet
7. Mangot
8. Pjepër
9. Ananas
10. Speca djegës (jeshil)
11. Lakër jeshile

Marketing