Ushtria izraelite bombardoi shtëpinë e udhëheqësit të Hamasit

Është bombarduar shtëpia e liderit politik të grupit militant palestinez Hamas, Yahya Sinwar, pas një valë sulmesh ajrore në Rripin e Gazës.

Sipas BBC, sulmet ajrore izraelite në Gaza kanë vrarë të paktën 26 persona herët të dielën, thanë zyrtarët atje.

Militantë qëlluan më shumë raketa në drejtim të Izraelit, duke bërë që njerëzit të largoheshin për strehim.

Marketing

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka potencuar se do të vazhdojë “t’iu përgjigjet me forcë”, sulmeve të raketave, derisa konflikti me palestinezët në Gaza hyn në ditën e shtatë.

Një takim i Këshillit të Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të zhvillohet më vonë të dielën. /Gazeta Sinjali/

Marketing