Ushtria izraelite qëllon një palestinez në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite sot qëlluan një palestinez në qytetin El-Khalil (Hebron) të Bregun Perëndimor nën okupim me pretendimin se ka tentuar të kryejë një sulm me thikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Asnjë viktimë nuk u raportua midis forcave izraelite”, theksoi ushtria në një deklaratë.

Deklarata, megjithatë, nuk dha detaje rreth gjendjes së palestinezit.

Marketing

Sipas dëshmitarëve okularë, incidenti ndodhi në një zonë të kontrolluar nga ushtria izraelite pranë Xhamisë Ibrahim në Qytetin e Vjetër të El-Khalilit, ku janë ngritur disa post-blloqe kontrolluese ushtarake izraelite.

Pamjet e transmetuara nga një kanal televiziv izraelit tregojnë një palestinez të shtrirë në tokë pa marrë asnjë ndihmë mjekësore.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha në një deklaratë se po përpiqet të marrë informacione në lidhje me gjendjen e personit.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, së paku 212 palestinezë kanë humbur jetën, përfshirë 61 fëmijë dhe 36 gra ndërsa 1.400 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 10 maji.



. .

Marketing