Nesër në ora 12:40 pranë universitetit Shën Kirili dhe Metodi, Unioni Studentor Shqiptar do mbajë komunikate për media dhe do kërkojë përgjegjësi nga organet në lidhje me skandalin e profesoreshës Biljana Vankovska.

Ndryshe, vetëm pak çaste pas aksidentit ku si pasojë kanë humbur jetën deri më tani 14 persona ndërsa ka edhe shumë të lënduar, rrjetet sociale u mbushën me reagime të cilat dënonin gjuhën e urrejtjes në baza etnike dhe politike të përdorur nga disa personalitete publike.

Në mesin e tyre më shumë bujë bëri postimi i profesores Biljana Vankovska e cila insinuonte rastin me ngjarjet e 2001-shit. Kurse ekspertët kërkojnë reagim të shpejtë të institucioneve kurse Ministria e Brendshme njoftoi procedimin e rastit.