UT e përfundoi me sukses trajnimin në kuadër të projektit “Art Blossom”

Universiteti i Tetovës, në bashkëpunim me ekspertë të fushës, shënoi përfundimin e suksesshëm të trajnimit të specializuar 5 ditor në kuadër të projektit “Art Blossom 2018-3-TR01-KA205-061518– Increasing empowerment of young women by innovative and creative artistic flower productions” (Rritja e fuqizimit të grave të reja nëpërmjet prodhimeve innovative, aritistike dhe kreative të luleve).

Marketing

Prodekani për shkencë i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Doc. Dr. Erhan Sulejmani, njëherit edhe koordinator i projektit, theksoi se “Universiteti ynë edhe me këtë trajnim dëshmon se ka kapacitete për të qenë pjesëmarrës dhe udhëheqës i shumë projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e cilësisë dhe aplikimin e risive në ndërtimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e përvojave”.

Ky projekt i përbashkët i Universitetit të Tetovës, Universitetit të Jalloves nga Turqia, organizatës Jumpin nga Italia dhe partnerë nga Bullgaria është mbështetur financiarisht nga Agjencia Nacionale e Turqisë e Ministrisë së Punëve të Jashtme, si dhe Bashkimi Evropian, përmes programit ndërkombëtar Erasmus Plus.

Konteksti dhe objektivat e projektit janë rritja e punësimit të grave të reja të papuna dhe të rinjve të talentuar, në lulishte, art dhe teknologji inovative. Objektivat e këtij projekti kryesisht do të jenë: përmirësimi i standardeve të jetesës dhe zhvillimi ekonomik i grave të reja të papuna me “metodat e prodhimit në kopshte në kushte shtëpiake”, përdorimi efektiv i artit, teknologjia e kultivimin dhe marketingu i kopshteve, si dhe teknikat e marketingut gjatë punës në kopshte përmes shërbimeve online, si dhe filmi dokumentar.

Marketing