UT me telegram ngushëllimi për vdekjen e profesorit Agim Ramadani

USHT ka dërguar një telegram ngushëllimi për vdekjen e profesorit të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë Dr. Agim Ramadani

Marketing

“Sot është ndarë nga jeta njëri nga profesorët e devotshëm të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Prof. Dr. Agim Ramadani. Ndër vite ka dhënë kontribut të rëndësishëm në procesin mësimor – shkencor në Universitetin tonë, ku me shumë profesionalizëm i ligjëroi lëndët e Patologjisë, Mjekësisë ligjore në programin studimor Mjekësi e përgjithshme si dhe Bazat patologjike të sëmundjes, Patologjia e përgjithshme në programin studimor të Stomatologjisë.

Ne drejtuesit e Universitetit, e çmojmë lartë punën, veprimtarinë e tij që ka lënë gjurmë në zhvillimin e kësaj njësie akademike – Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë.

Në këto momente të vështira për të afërmit dhe jo vetëm, në emër të Universitetit të Tetovës, u shprehi ngushëllime të thella familjes, kolegëve, studentëve dhe miqve të tij.

Profesor Agimi përtej angazhimit si profesor, nga mbarë opinioni do të kujtohet edhe për kontributin e dhënë në jetën publike”, thuhet në telegram ngushëllimin e Rektorit të Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti.

Marketing