Uzurpohen vende parkimi tek shkolla Tefejuz, intervenon inspektorati komunal

Siç  e dimë të gjithë, në oborrin e shkollës Tefejuz në Gazibabë, ka edhe parking publik për të gjithë banorët ngado qofshin.

Marketing

Por shpesh herë pronat publike keqpërdoren nga banorët. Kështu ndodhi edhe në këtë parking ku një person kishte vendosur zinxhirë dhe kishte uzurpuar disa vende parkimi për vete. Pas reagimit të disa qytetarëve, komuna e Çairit, gjegjësisht ekipi i inspektoratit doli në teren dhe të njejtën e menjanuan.

Kryetari i kësaj komune në facebook faqen e tij falenderoi publikisht për bashkëpunimin dhe ftoi që të gjithë të bëhen pjesë e zgjidhjes së problemeve në këtë mënyrë.