Vajza e Çavkovit: Dëshirojnë babin tim të etiketojnë si kriminel

Vazja e Mitko Çavkovit thotë se akuzat për babain e saj janë gënjeshtra, sepse babai i saj nuk ka montuar procese deri sa ishte  ministër i punëve të brendshme si dhe drejtor i BSP-së. Ajo reagoi pas komenteve të ish-drejtorit të Agjencisë për kundërzbulim financiar, Vane Cvetanov, se Çavkovi ka shkatërruar familje dhe se është i implikuar direkt në 30 raste të montuara, ku ekzistonin edhe hetime se me urdhër të tij janë montuar raste edhe kundër disa organizatave joqeveritare që ishin pjesë e “Revolucionit Laraman”.

Marketing

Zorcia Çavkova thotë se në publik janë plasuar gënjeshtra për të njollosur babin e saj.

“Kjo është gënjeshtër klasike se ka montuar raste. Kjo që po ndodh është  proces i montuar politik. Ky është dënim drakonik. Pas këtij aktvendimi vijon njollosja dhe degradimi i tij. Dëshirojnë ta etiketojnë si kriminel me çdo kusht” ka deklaruar Zorcia Çavkova.

Marketing