Vajza e Kadarese zv/presidente e sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB

Shqipëria zgjidhet në postin e Zëvendëspresidentit për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Marketing

Lajmin e bëri të ditur Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare e cila u shpreh “krenare të njoftojmë se Shqipëria është zgjedhur Zëvendës Presidente e seancës së 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”.

“Është një nder i veçantë të shërbejë si Zv/Presidente e këtij sesioni historik dhe mezi pres të punoj me Ambasadorin Volkan Bozkir, Presidentin e sapozgjedhur të Asamblesë së Përgjithshme nga Turqia. Është një privilegj i madh dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme për t’i shërbyer vendit tim në këtë post të rëndësishëm, me një shikueshmëri të madhe në arenën ndërkombëtare”, u shpreh Kadare.

Kosova synon të jetë anëtare me të drejta të plota në OKB dhe pritet që të luajë një rol të rëndësishëm duke marre parasysh kundershtimin e Moskës

Urimi i Metes, Rucit – Presidenti Ilir Meta dhe Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi e ka vlerësuar caktimin e Shqipërisë për të mbajtur postin e Zëvendëspresidentit për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara si “një mundësi shumë e mirë për përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë në këtë institucion tepër të rëndësishëm botëror” shkruan Meta.

Meta i ka uruar “shumë suksese Ambasadores Besiana Kadare në ushtrimin e kësaj detyre dhe përgjegjësie të lartë”.

Urimi i Ambasadores- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar sot ambasadoren e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Besiana Kadare për këtë arritje.

“Përgëzime Besiana Kadare për zgjedhjen e Shqipërisë në këtë pozicion të rëndësishëm”, është shprehur ambasadorja Kim.”

“Secili grup rajonal në Kombet e Bashkuara përfaqësohet me një Zëvendës President në Asamblenë e Përgjithshme. Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Europës Lindore (ku përfshihet Ballkani, Europa Lindore, Rusia, Ukraina, Bjellorusia, Azerbajxhani, Armenia etj.)

OKB ka bërë të ditur se një marrëveshje Kosovë- Serbi nuk do të thotë anetaresim ne kete organizatë pasi nuk e vendos as Thaçi dhe as Vuçiç.

Marketing