Vajza e Kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, së fundmi në profilin e saj ka postuar fotografi në të cilat shfaqet në përqafim të një djali, shkruan Fakte. Aleksandra Zaeva duket të jetë në një lidhje të gjatë me Aleksandar Prodov.

Ajo ka postuar fotografi nga udhëtimet e përbashkëta me Prodov në Vjenë dhe në destinacione tjera turistike. Gjithashtu, çifti i ri kishte publikuar edhe foto nga karnevali i fundit në vendlindjen e Zaevit, në Strumicë, por në këto foto, fytyrat e tyre ishin të maskuara.