Shumë shpesh e keni dëgjuar frazën “kurrë nuk është vonë për t’i realizuar ëndrrat tuaja”.

Ka të tillë që këtë fjali e shohin si bezdi, sepse nuk duan të dalin nga “rehatia” e tyre e përditshme, port ë tjerët i besojnë fort.

Ngjashëm siç bëri 33 vjeçarja Sara Johansson, e cila para se të trajnohej për pilote, punonte si floktare.
Edhe pse kur ishte e vogël ajo i urrente fluturimet, tani thotë se “nuk ka ndjenjë më të mirë se sa kur fluturon me një aeroplan.

Megjithatë fluturimet që dikur i kishte frikë dhe trajnimi për pilote nuk ishin pengesat e vetme në rrugën e saj.
Sara e cila vjen nga Suedia u stigmatizua edhe për shkak të gjinisë së saj, duke bërë kështu shumë më shumë teste për ta kaluar sfidën e të bërit pilote.

Ajo tash fluturon së bashku më ëndrrën e saj, dukë ndarë kështu në profilin e saj aventurat me pjesën tjetër të botës.