Vajzat e grupit serb në “Eurovision” këndojnë shqip

8:18 | 21 Prill 2021

Marketing

Tri këngëtaret serbe kënduan shqip në intervistën e fundit

Serbia këtë vit përfaqësohet nga grupi “Hurricane” në “Eurovision”, grup i cili bëhet pjesë nga tri vajza, shkruan lajmi.net.

Treshja e Serbisë ishin të ftuara së fundi për një intervistë në “Abc e Pasditës”, ku treguan se çfarë menduan për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovison.

Këngëtaret komplimentuan Anxhela Peristerin për zërin, ndërsa befasuan duke kënduar një pjesë të këngës “Karma”.

“Është shumë e bukur. Ne e duam shumë Anxhelën. Është kaq e bukur dhe ne e dashurojmë këngën e saj. Jemi shumë të lumtura që kënga juaj  është në gjuhën tuaj, shqip, njësoj si kënga jonë serbisht”, u shprehën ato.

Ndër të tjera, “Hurricane” e lanë të hapur mundësinë për bashkëpunim me ndonjë artist shqiptar, duke thënë se janë apolitike.

 

 

Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga Anxhela Peristeri, e cila performon në natën e dytë të “Eurovison”, më 20 maj, që këtë vit mbahet në Roterdam. /Lajmi.net/

Marketing