“Vajzën e fejova 15 vjeçe, por burri i ra në burg” Edi Rama: Ja paske gjet tamam

Edhe pse ditë pushimi, kreu i qeverisë ka vijuar me ‘turin’ e tij të vizitave në familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Sot Rama shkoi në fshatin Gjorm të Laçit, ku vizitoi disa nga familjet që kanë mbetur pa banesë prej tërmetit.

Marketing

Në njërën prej familjeve, kryeministri u ndal si ‘vizitor’ për të parë nga afër gjendjen dhe për të konsumuar diçka për të ngrënë. Kryefamiljari e priti me ushqim kryeministrin, teksa ky i fundit po pyeste fëmijët e vegjël se çfarë bënin në jetën e tyre të përditshme.

Përveçse bisedës, Rama i tregon familjes projektin për një lagje të re në Laç, ku do të akomodohen të gjithë banorët që mbetën pa shtëpi prej tërmetit.
Biseda e Kryeministrit me banorët në Gjorm të Laçit:
Rama: Merreni (mishin) me dorë se s’kemi pirun…këto kushte kemi. Çfarë klase je?

Vajza: Në klasë të dytë
Rama: Si je me mësime?
Vajza: Tek të dalluarit…

Rama: OOooo, do vdes, ka lezet, ke të dallimit…
Rama: Po ti ku je? (i drejtohet djalit të madh të familjes)
Djali: Unë nuk e kam ndjek shkollë, 12 vjet dhe nuk kam vazhduar më.

Rama: Po çfarë bën, punon?
Djali: Jo aktualisht pa punë..
Rama: Pa punë por kështu qenke i vesh si model, top model. Po pse pa punë? Të të fusin në punë… apo varet çfarë pune..
I zoti i shtëpisë: U nis për të ik në Angli, por e kthyen…
Rama: PO ti?

I zoti i shtëpisë: Kësaj ja kam hequr shkollën unë, se e fejova 15 vjeçe
Rama: Hmmm….

I zoti i shtëpisë: Traditat tona…. mbaroi klasën e 9-të
Rama: Pse? Nuk e lije ti bënte vetë këto..
I zoti i shtëpisë: Jo, më hynë me zor, ma morën gati si me zor.., nuk u lidh kjo por me shkues
Lindita Nikolla: Ato janë tradita të kalume ato, kanë kaluar tani…

Rama: PO ca kanë kaluar, ja…
I zoti i shtëpisë: Tani ai ka rënë në burg në Itali, ka tre vjet

Rama: Ja paske gjet tamam…
Rama: Hajde jeta kshu e ka.. s’ke ça bën..mos u mërzit
I zoti i shtëpisë: Ti mirëserdhe njëherë e ta priftë zoti mbarë, je burrë i fortë

Rama: Shko merre koka kolën se e piu goca…
Lindita Nikolla i drejtohet Ramës: Do marrësh çik djathë…
(Rama nuk kthen përgjigje… Nikolla ul pjatën në tavolinë…)
Rama: Besoj që në fillim të pranverës do vendosim shtëpiat dhe 100 % brenda vitit tjetër të gjithë do ti sistemojmë, ata që kanë shtëpitë individuale.
Rama: Ju falënderoj shumë për mikpritjen..

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/550060339168601/