Vaksina kundër “Covid19”, Filipçe: Synojmë deri 70% vaksinim të popullatës

Maqedonia e Veriut synon të vaksinoj mes 60 dhe 70 për qind të popullatës, për tu mbrojtur nga përhapja e virusit korona.

Marketing

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes publikimit të një videoinçizimi në rrjetet sociale ka thënë se popullata nuk duhet të ketë frikë nga vaksinimi, meqë bëhet fjalë për vaksina të sigurta, e që shihen si mundësi e vetme për përballje me pandeminë.

“Qeveria do të sigurojë sasi të mjaftueshme të vaksinave, si përmes sistemit COVAX ashtu edhe përmes ofertave tjera të Bashkimit Evropian. Tani kemi mundësi të shumta për kontrata direkte me kompanitë. Qëllimi jonë është që të vaksinojmë prej 60 deri 70 për qind të popullatës, që besojmë se është e mjaftueshme për të arritur imunitetin dhe të fitojmë betejën ndaj koronavirusit. Ju siguroj vaksinat kundër koronavirusit janë plotësisht të sigurta, dhe vaksinimi është mënyrë e vetme për t’i dhënë fund pandemisë” – thotë Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai gjithashtu ka reaguar kundër lajmeve që po publikohen në rrjete sociale e media të caktuara, e të cilat kanë të bëjnë me vaksinënn për të cilat tha se bëhen sipas protokollove dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim.

Marketing