Vaksina ndaj COVID-19, Australia nis testimin e dy modeleve

Australia ka nisur testimi në laborator i dy vaksinave eksperimentale kundër COVID-19. Ati janë prodhuar nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania farmaceutike amerikane Inovio, ato morën dritën jeshile për testimin tek kafshët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Marketing

Shkencëtari Rob Grenfell është shprehur se: “Ne po i përmbahemi objektivit optimist të 18 muajve. Por, kjo natyrisht mund të ndryshojë, pasi ka shumë sfida teknike që duhen tejkaluar. Por, shpejtësia me të cilën ne po bëjmë përpara në këtë aspekt është mbresëlënëse. Normalisht do të duheshin 1 ose 2 vite për të arritur në këtë pikë dhe ne e bëmë në vetëm pak muaj”.

Agjencia Kombëtare e Shkencës në Australi do të vlerësojë funksionalitetin e vaksinave dhe nëse ato të jenë të sigurta për t’u përdorur tek njerëzit. Faza e parë e testimit do të kërkojë të paktën 3 muaj dhe që një vaksinë të shkojë tek konsumatorët e gjerë do të duhet të paktën 1 vit e gjysmë.

Një sërë eskperimentesh po zhvillohen rreth botës aktualisht, i pari prej të cilëve në SHBA, një muaj më herët. Por, shkencëtarët në Australi thonë se ky do të jetë testi i parë gjithëpërfshirës që përdor një model kafshësh. Pritshmëritë janë që eksperimentet tek njerëzit të nisin më vonë gjatë këti muaji, ose në fillim të majit.

Rezultatet e para të testeve tek kafshët pritet të bëhen publike në qershor. Nëse do të jetë i suksesshëm, eksperimenti do të kalojë në fazën klinike dhe do të drejtohet nga laboratorë diku tjetër në botë.

Marketing