Vaksina ruse/ Fauci: Nuk kam dëgjuar të ketë prova se është e sigurt

Rusia është vendi i parë që ka deklaruar se ka krijuar vaksinën anti-Covid19 e pagëzuar me emrin “Sputnik V”. Presidenti Putin e prezantoi atë me krenari dhe tha se një nga vazjat e tij e kishte marrë tashmë.

Marketing

Megjithatë, koha e shkurtër në të cilën është zhvilluar kjo vaksinë, pas vetëm 2 muajsh, ka ngritur dyshime a do të jetë efikase dhe e sigurt.

Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci ka dyshime për këtë. “ Të kesh një vaksinë dhe të provosh se vaksina është e sigurt dhe efikase janë dy gjëra të ndryshme. Shpresoj, por kam shumë dyshime dhe nuk kam dëgjuar të ketë prova se vaksina e krijuar nga rusët është e sigurt dhe efikase”, tha Fauci. Deklarata e tij është shkëputur nga një interviste ekskluzive me National Geographic, si pjesë e programit, “Të ndalësh pandemitë”, që pritet të transmetohet të enjten.

Gjithashtu ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn tha për agjencinë e lajmeve Reuters se vaksina ruse nuk ishte testuar mjaftueshëm, dhe se vaksinimi i miliona njerëzve do të ishte i rrezikshëm. “Jam shumë skeptik për atë që po ndodh në Rrusi”, ishin fjalët e Spahn.

Media britanike “Daily Mail” ka paraqitur dokumenta që pretendon se janë zyrtare ku thuhet se vaksina është testuar te vetëm 38 persona dhe se efektet anësore të saj kanë qenë të shumta si dhimbje, të vjella etj.

Deri tani Filipinet, Brazili dhe Izraeli kanë treguar interes për vaksinën ruse duke bërë më parë një vlerësim nëse produkti është serioz.

Marketing