Vaksinat Anti-Kovid, Zaev bisedon me përfaqësues të OBSH-së

Kryeministri Zoran Zaev, bashkë me Zv/Kryeministrin për Cështje Evropiane Nikola Dimitrov dhe Ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, përmes një lidhje konferenciale kanë mbajtur një takim me Drejtorin Rajonal të OBSH-së për Evropë, Hans Kluge dhe me përfaqësues të kësaj organizate. Sic njoftojnë nga Qeveria, në fokus të bisedimeve kanë qenë situata aktuale me COVID-19 në vendin tonë si dhe aktivitetet rreth sigurimit të vaksinës për imunizimin e popullatës kundër virusit COVID-19.

Marketing

Duke falënderuar OBSH-në për përkrahjen dhe ndihmën për donacionet dhe rekomandimet për përballje me pandeminë, Kryeministri Zaev ka theksuar se situata në vend është stabile, me numër dyfish të zvogëluar të të shtruarve nëpër spitale dhe se nëse paraqitet nevoja, ka vende të mjaftueshme nëpër spitale.

Në këtë takim, sic njoftohet, ishin potencuar përpjekjet e OBSH-së, partnerëve të saj për dinamizimin e procedurës për sigurimin e vaksinës përmes programit KOVAKS, ku u përmend aspekti I respektimit të vlerave themelore, miqësisë dhe solidaritetit të vendeve evropiane me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Zaev ka njoftuar se 8.000 doza të vaksinave që do të arrijnë nga Serbia do të destinohen për personelin mjekësor.

Përfaqësuesi I OBSH-së ka përmendur bashkëpunimin e mirë me MSH-në dhe Komisionin për Sëmundje Ngjitëse, duke dërguar përkrahje për kooperativitet të RMV-së në kuadër të Procesit të Berlinit, duke shfaqur shpresën se do të vazhdojë dhe do të dinamizohet koordinimi me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, për përballje të suksesshme me covid-krizën.

Marketing