Vaksinat e para kundër Koronavirusit, ja kur pritet ti përdorë Kina

Aktualisht në punë janë 8 institucione kërkimore dhe Kina bën me dije se vaksinat e para kundër koronavirusit për urgjencat dhe kërkimet klinike do të jetë të disponueshme në muajin prill.

Marketing

Duke punuar me pesë mënyra të ndryshme kërkimore për zhvillimin e vaksinës për COVID-19, shkencëtarët kinezë janë duke punuar dhe ky proces hulumtues po ecën përpara me vendosmëri. Lajmi i shumëpritur u bë i ditur nga Zheng Zhongwei, drejtor i Qendrës për Zhvillimin e Shkencës dhe Teknologjisë në Komisionit Kombëtar të Shëndetit. Qëllimi ynë është të bëjmë të mundur që vaksina e koronavirusit të mund të përdoret sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi ai.

Shumë vaksina janë në fazën e testimit të kafshëve”, shtoi Zhongwei, duke theksuar se arritjet e deritanishme janë shumë të ngjashme me atë që shihet në vendet e tjera. Arsyeja e nxitimit bazohet në faktin se të gjitha institucionet kërkimore kanë punuar së bashku për të çuar përpara punën pa marrë parasysh kostot, ka vazhduar më tej Zhongwei. Në luftë me koronavirusin, Kina ka caktuar fonde të veçanta për kërkime dhe është angazhuar për një mekanizëm rezervë për vaksinat për të ardhmen.

Marketing