Përfundon vaksinimi kundër meningitit për besimtarët në Qendrën për Shëndet Publik në Kumanovë, të cilët këtë vit nisen për në haxh në Arabinë Saudite.

Sipas të dhënave të Qendrës, deri tani janë vaksinuar 40 persona nga rajoni që e mbulon ky institucion shëndetësor publik. Këtë vit haxhinjtë e Maqedonisë në Arabinë Saudite do të udhëtojnë vetëm me aeroplan.

Njëherit, besimtarët, para se të nisen duhet të shkojnë në kontrolle parandaluese në Qendrat për Shëndet Publik.
“Besimtarët i vaksinuam me vaksinë katërvalente kundër meningitit”, deklaroi epidemiologia Jadranka Stamenkovska nga Qendra për Shëndet Publik – Kumanovë.

Pas kthimit në vend, haxhinjtë do të jenë nën kontroll të përforcuar epidemiologjik, pas çka do të ndiqet gjendja e tyre shëndetësore.