Vaksinimi i obligueshëm për regjisitrim, 60 prindër parashtrojnë padi penale

Padi penale për drejtorët e shkollave filloredhe në Gjykatën Administrative kanë parashtruar 60 prindër, fëmijët e të cilëve nuk janë regjistruar në shkollë për shkak të mospranimit të vaksinave.

Marketing

Avokati që përfaqëson këta prindër Zvonko Davidoviç thekson se vendimi për mosregjistrim të fëmijëve të pavaksinuar bie ndesh me ligjin për arsim fillor të obligueshëm.

Sipas tij prindi nëse refuzon vaksinimin e fëmijës mund të përballet me padi kundërvajtëse, por jo me ndalesë për regjistrim në shkollim fillor të obligueshëm.

“Nuk ekziston kusht i tillë që nëse fëmija nuk është vaksinuar të mos mundet të regjistrohet në arsimin fillor i cili është i obligueshëm. Në ligj thuhet se duhet të jetë i kompletuar kartoni vaksinal por askund nuk thuhet se kusht për të cilin nuk do pranohet fëmija në arsimin e rregullt. Kemi vaksina që merren ne periudhën e foshnjërisë dhe pse institucionet e sistemit nuk kanë kryer punën e tyre, por tani në këtë mënyrë tentojnë që në shekullin e 21 krijojnë getozim dhe largimin e tyre nga shkolla”, u shpreh avokati Zvonko Davidoviç.

Ademi: Ofrohet mundësi për vaksinim në shkolla

MASH dhe Ministria e Shëndetësisë janë në komunikim të vazhdueshëm sa i përket vaksinimit thekson Ministri i Arsimit Arbër Ademi ,sipas të cilit këto dy institucione janë të kënaqur nga përqindja e fëmijëve të vaksinuar dhe poashtu ofrojnë mundësi për vaksinim në teren në shkolla fillore.

“Ofrojmë vaksinim në teren për ata afëmijë të cilët për njërën apo tjetër arsye nuk kanë mundur të vaksinohen dhe sigurisht shkollat do duhet të njohtojnë inspektoratin e arsimit, se cilët fëmijë edhe përkundër obligimit të regjistrohen në shkolla nuk janë regjistruar dhe besoj se do dimë një numër të saktë se sa fëmijë nuk kanë pranuar vaksinë”, theksoi ministri i arsimit Arbër Ademi.

Mjekët: Vaksinimi është i sigurtë për fëmijët

Nga punkti për vaksinimin e fëmijëve në Poliklinikën e Cairit mësojmë se me fillimin e vitit shkollor është shtuar interesi i fëmijëve për tu vaksinuar.Mjeket sigurojnë se vaksinat janë të sigurta.

“Të vaksinohen të gjithë fëmijët sepse asnjë vaksinë që e kemi nuk është me afat të skaduar, ose me ndonjë problematike ruhen në kushte të parashkuara ku ruhen vaksinat në përgjithsi në botë”, u shpreh mjekja Kujtime Rushiti.

Vaksinimi i obligueshëm për regjsitrim, qytetarët të ndarë në vlerësimet për vaksinim

Ka pasur polemika të mëdha për vaksinimin thonë qytetarët të janë të ndarë në vlerësimet e tyre, disa pro e të tjerët ende kanë dilema të shumta për vaksinimin e obligueshëm.

“Nuk jam shum i bindur për këtë vaksinën sepse ka edhe polemika të mëdha dmt ka diçka,por nga ana tjetër nuk dim se çka të bëjmë se kushtëzohemi nga shteti, edhe nëpër shkolla si kusht për regjistrim është vaksina për atë nuk kemi cka të bëjmë”.“Tash tërë bota thotë që nuk bën vaksinimi dhe ne e themi këtë arsyet i dinë mjekët”.“Mjekët e kanë thënë se është obligim të vaksionemi të mos ketë viruse”.“Patjetër do vaksionojmë fëmijët dihet se mbrohemi përmes saj nga shumë sëmundje ndikime nga jashtë sëmundje jam pro vaksinimit”, u shprehen qytetaret.

Nga punkti i vaksinimit thonë se kanë marë paralajmërim të shkohet në shkolla dhe të shihen arseyet për mosvaksinimin e fëmijëve, por ende nuk ka urdhër për realizimin e vaksinimit në shkolla. Vaksinimi mbron fëmijën tuaj dhe fëmijët e tjerë prandaj edhe TVM 2 i bashkangjitet apeleve të mjekëve dhe institucioneve. Mbrojini fëmijët në kohë për tu siguruar jetë të shëndetëshme.

Marketing