Vaksinimi kundër Covid, OBSH thirrje:Këtyre personave t’iu jepet prioritet

Personave më të rrezikuar duhet t’iu jepet prioritet në qasjen e vaksinës kundër Covid-19, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Marketing

Drejtori i Përgjithshëm, Tedros Adhanom Gebrejesus tha se nuk do të japë miratimin për përdorimin e ndonjë vaksine pa u provuar që ajo është e sigurt.

“Kur të kemi një vaksinë efikase duhet ta përdorim atë në mënyrën e duhur. Me kohën, teksa rritet prodhimtaria, ne kërkojmë që të gjithë njerëzit kudo të kenë qasje tek vaksinat, por fillimisht, kur furnizimi të jetë i limituar, prioritet duhet t’i jepet vaksinimit të punonjësve të domosdoshëm dhe atyre më të rrezikuar, përfshirë personat e moshuar dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese”, tha Gebrejesus.

Pavarësisht thirrjes, OBSH njoftoi se nuk pret që një vaksinë e sigurt dhe efikase të shpërndahet përpara mesit të vitit të ardhshëm.

“Është një skenar shumë optimist pasi kemi një fushë të gjerë kandidatësh. Presim rezultate nga disa kandidatë që janë aktualisht në fazën e tretë të testimeve”, shpjegoi Soumya Swaminathan, shefe shkencore e OBSH.

Marketing